“Nuk po flet” – kjo është gjendja e Skënderit, babait që vrau djalin

Publikuar më:

Skender Krasniqi dje rreth orës 17:00 ka vrarë me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi. Pas vrasjes, ai kishte thirrur vet Policinë e Kosovës.


Ndërsa, vrasja nga avokati i tij po vlerësohet të ketë qenë aksidentale.

Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë për Express se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht, derisa ka deklaruar se gjendja e Skenderit është e rëndë.

Ai thotë se Skender Krasniqi ka thënë se aksidentalisht e ka vrarë të birin, derisa nuk ka folur më.

“Ai ka thënë se vrasja ka qenë aksidentale dhe nuk ka folur më. Gjendja e tij është e keqe ai është shumë i mërzitur dhe nuk po flet”, ka shtuar ai.

Avokati Krasniqi ka thënë se Skender Krasniqi asnjëherë nuk ka pasur probleme me Albertin, ndonëse ky i fundit ka pasur probleme me të tjerët.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.