Asamblistja Majlinda Kurti i reagon Faton Pecit që u ankua për buxhet për Liqenin: Pse asnjë nga 1.3 milionët eurot e bartura nuk shkoi për Liqenin?!

Publikuar më:

Asamblistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Majlinda Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të komunës, Faton Peci, lidhur me gjendjen e Liqenit Akumulues.

Sipas saj, Peci ka deklaruar se komuna nuk po arrin ta mirëmbajë liqenin, pasi qeverisja paraprake nuk e kishte përfshirë këtë projekt në planifikimin buxhetor për vitin 2026.

Kurti ka ngritur dy pyetje publike, duke vënë në dyshim mënyrën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore.

“Shtrohet pyetja: pse asnjë nga 1.3 milionë eurot e bartura nuk shkoi për Liqenin dhe pse as nga 200 mijë eurot që iu morën shkollave nuk u nda asnjë euro për Liqenin?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reagimi vjen në kohën kur gjendja e Liqenit Akumulues ka nxitur debat publik

JU REKOMANDOJMË