Arrestohet në magjistralen e Mitrovicës i dyshuari që ofroi ryshfet policëve që të mos i shqiptonin tiketë kundërvajtëse

Publikuar më:

Një person është arrestuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, pasi dyshohet se iu ofroi para zyrtarëve policorë në mënyrë që të mos i shqiptonin tiketë kundërvajtëse.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:30 dhe u iniciua si “Dhënie ryshfeti”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti u kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që ata të mos i shqiptonin një tiketë kundërvajtëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.