Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar me inicialet A.S., për shkak të kryerjes së veprës penale “Pengim i personit zyrtar”.
Ai dyshohet se pasditen e djeshme, rreth orës 15:30, në Mitrovicë ka penguar zyrtarët policorë të cilët po kontrollonin dy persona të dyshuar për shitblerje dhe posedim të substancave narkotike.
Sipas Policisë, ai ka ndërhyrë, duke ju thënë policëve:”Kush jeni ju që po i ndaloni qytetarët”, ndonëse ata zyrtarët policorë kanë qenë të veshur me uniforma zyrtare.
“I dyshuari A.S., 24 vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në stacioni policor ku dhe është intervistuar nga njësia e hetimeve dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedure të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftimin e Policisë.