Ambulancat e Zhabarit dhe Koshtovës në gjendje të mjerë: Myk, papastërti e mure të çara

Publikuar më:

Gjendja në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Koshtovë të Mitrovicës është e mjerueshme.


Muri i mbushur me myk, çatia e zbuluar, banjo në gjendje të mjerueshme e mure të çara, mund të shihen edhe me sy të lirë në këtë Qendër ku kontrollohen deri në 20 pacientë në ditë.

E kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, premtoi se në Koshtovë do të ndërtohet një ambulancë e re.

“Ka shumë që janë renovuar, në Koshtovë ka me u ndërtu e re… Do të përfundojë vitin e ardhshëm“, tha Bahtiri.

Ndërkohë, “Jepi zë” ka raportuar për gjendje të rëndë edhe në Emergjencën e Mitrovicës, mirëpo në gjendje edhe më të mjerë janë institucionet që janë në përgjegjësi të Ministrisë, si Pediatria dhe disa pjesë të Spitalit Rajonal.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.