Ambasadori gjerman kërkesë për Specialen: Presim vendime të paanshme për të gjithë

Publikuar më:

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, komentoi pritjet që lidhen me epilogun e proceseve që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në një intervistë për emisionin Politiko, diplomati gjerman theksoi se pret që faza përmbyllëse e gjykimeve ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së të prodhojë vendime që burojnë nga një proces i paanshëm dhe profesional.

Ai theksoi rëndësinë që epilogu i këtyre rasteve të shihet si rezultat i një sistemi drejtësie të pavarur, duke shtuar se pranueshmëria e vendimeve nga të gjitha palët është thelbësore për besimin në drejtësi.

“Shpresoj dhe pres që të ketë vendime të drejta dhe që këto vendime të pranohen nga të gjithë si vendime të një gjykate të pavarur”, deklaroi Rudolph.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme  në Dhomat e Specializuara të Hagës është mbajtur seanca e fundit e parashtrimit të deklaratave përmbyllëse kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË