Albin Kurti ka vetëm 934 euro në bankë

Publikuar më:

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para të gatshme vetëm 934 euro e 38 cent.


Në deklarimin për vitin 2019, sa ishte si deputet i Kuvendit të Kosovës, deklaroi të hyra vjetore prej 19 mijë e 40 euro. Ai, gjithashtu nuk deklaroi se posedon ndonjë pasuri të paluajtshme.

Siç kishte shpjeguar edhe më parë, ish-kryeministri kosovar jeton me qira në një banesë në Prishtinë.

Ndërsa, një apartament në vlerë prej 400 mijë eurove e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes e të cilin e ka blerë në vitin 2018.

Në emër të bashkëshortes, Kurti ka deklaruar edhe 9 mijë e 650 euro si para të gatshme. Ndërsa, si detyrime kreditore, ai ka përshkruar edhe 242 mijë euro e 224 euro të cilat i kishte marr bashkëshortja e tij për blerjen e banesës në Oslo të Norvegjisë.

Paga vjetore e bashkëshortes së kryeministrit kosovar në deklarimin e pasurisë është përshkruar në vlerë prej 46 mijë e 990 euro.

Ai në fund të deklarimit shpjegoi se, detyrën e kryeministrit e mori në shkurt të vitit 2020 dhe paga ishte 1 mijë e 443 euro e 20 cent.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.