Albert Krasniqi që u vra dje, kishte vrarë një serb në Graçanicë më 2004

Publikuar më:

Albert Krasniqi, i cili u vra një ditë më parë dhe i dyshuari i vrasjes është babai i tij, në vitin 2005 akuzohet se kishte vrarë një serb në Graçanicë.


Albert Krasniqi, ishte i dënuar për vrasjen e studentit të Shkollës së Mjekësisë, 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq me një pushkë automatike. Ngjarja që e kanë risjellë në vëmendje mediat serbe kishte ndodhur qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004.

I riu Dimitrije Popoviq ishte vrarë në një lokal ku shërbehej “Fast food”, shkruan Reporteri.net.

Siç përshkruhet, një veturë Audi e drejtuar nga një person tjetër ishte ndalur para kioskës.

Albert Krasniqi ishte gjithashtu në veturë, dhe ishte ai që qëlloi në drejtim të lokalit ku kishte edhe shumë njerëz.

Për këtë krim, Albert Krasniqi ishte dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg, duke vuajtur vetëm 4 prej tyre.

Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra dje nga i dyshuari, babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Deri tek vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

JU REKOMANDOJMË