Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Mitrovica” sh.a. ka nisur një aksion intensiv në terren për shkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe mbi 500 euro ndaj ujësjellësit.
Sipas njoftimit të kompanisë, aksioni ka filluar që nga dita e djeshme dhe po zhvillohet në mënyrë masive, me dinamikë të shtuar nga ekipet në terren.
Nga ujësjellësi kanë falënderuar qytetarët që janë përgjigjur pozitivisht ndaj thirrjeve për shlyerjen e obligimeve, duke vlerësuar gjithashtu angazhimin e ekipeve në terren për punën dhe përkushtimin e tyre.
KRU “Mitrovica” bën të ditur se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë me të njëjtin intensitet, me qëllim rritjen e disiplinës së pagesave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë konsumatorët.





