Aksident në qendër, vetura godet motoristin – ky i fundit përfundon në spital

Publikuar më:

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Qendër të Mitrovicës.

Mësohet se një person ka përfunduar në spital, pas goditjes që mori, shkruan “Jepi zë”.

Sipas dëshmitarit dhe fotografisë, motoristi është marrë nga autoambulanca pasi ka marrë lëndime.

Ndërkohë, Policia në vendin e ngjarjes po merret me hetim të shkaqeve.

Duhet theksuar se vetëm dje ndodhën dy aksidente ku ishin të përfshirë motoristë.

Ndryshe, dje një 66 vjeçar vdiq në një aksident të rëndë në fshatin Kçiq.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.