Aksident i rëndë në Vushtrri: 4 persona bëhen për spital, u përfshi një veturë zyrtare

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se katër persona janë lënduar rëndë.

Sipas tyre, për shkak të plagëve, ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes dhe i ka dërguar në Emergjencë.

Mësohet se një nga veturat e përfshira në aksident kishte targa zyrtare.

Sipas dëshmitarëve, të lënduar kanë mbetur dy gra dhe dy burra.

JU REKOMANDOJMË