Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, 4 persona përfundojnë në spital

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas Policisë, në aksidentin në Nadakovc, janë lënduar 4 persona, shkruan “Jepi zë”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit katër(4) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Duhet theksuar se ditët e fundit ishin të zeza për Mitrovicën dhe rrethinën, ku vdiq një person dhe shumë të tjerë u lënduan në aksidente.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.