Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, 4 persona përfundojnë në Spital

Publikuar më:

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditë e sotme në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

4 persona kanë përfunduar në spital si pasojë e ndeshjes së dy veturave në Vushtrri, shkruan “Jepi zë”.

Lajmin për Gazetën “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, i cili ka potencuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.

Sipas Zahitit, katër të lënduarit po marrin tretmanin në spital, ndërkohë që nuk dihet shkalla e lëndimit.

Kujtojmë se rruga Mitrovicë-Prishtinë është shndërruar në burim të madh aksidentesh kohën e fundit, sidomos që kur punimet janë shtrirë në shumicën e trasesë së rrugës.

JU REKOMANDOJMË