Agim Bahtiri lajmërohet nga Holanda, u flet si “profet” asamblistëve të VV-së

Publikuar më:

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ua ka kushtuar një postim asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bahtiri përmes këtij postimi ka uruar asamblistët e VV-së për detyrën.

Ai u ka dhënë leksione që të jenë të bashkuar e të lidhur fort me njëri-tjetrin në opozitë, shkruan “Jepi zë”.

Bahtiri tha se çdo përjashtim, çdo largim apo çdo përçarje është në kundërshtim me votën që e kërkuan dhe me premtimet që i dhanë.

Ky reagim i ish-kryetarit erdhi pasi Kryesia e Vetëvendosjes përjashtoi tre asamblistët të cilët votuan për kryesuesen e Kuvendit Komunal nga PDK-ja, Vesa Broja.

Postimi i plotë:

Të dashur asamblisitë të Vetëvendosjes,

Më lejoni që edhe publikisht të ju uroj secilit prej juve detyrën e marrë, e cila buron nga populli dhe i shërben popullit.

Më pastaj dua të ju kërkoj në emrin e mijëra votuesve, që të gjithë të jeni të bashkuar, të lidhur fort me njeri-tjetrin për të bërë opozitë të pakompromis në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.

Çdo përjashtim, çdo largim apo çdo përçarje është në kundërshtim me votën që e kërkuam dhe me premtimet që i dhamë.

4 vite shkojnë shpejtë në opozitë, 4 vitet e tjera opozitën apo pozitën do ja siguroni ju subjektit në të cilin jemi, subjektit nën flamurin e të cilit qëndrojmë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.