Agim Bahtiri bën drejtorë njerëzit e PDK-së, NISMA-s e LDK-së

Publikuar më:

Çështja e zgjedhjes drejtorëve të shkollave në Mitrovicë, ka qenë tema kryesore e dy ditëve të fundit në Mitrovicë.

Fillimisht u raportua se drejtori Ismet Ferizi do të shkarkohej për shkak se kryetari Bahtiri ishte i pakënaqur me emrat e të propozuarve për drejtorë në shkolla, shkruan Jepi zë.

Sot në një postim nga kryetari i komunës, ai ka sqaruar se shkarkimin e ka bërë për shkak se drejtori Ferizi, gjithmonë sipas Bahtirit, në një takim ishte shprehur se nuk do të lejonte punësimin e personave me shami.

Për ta dëshmuar këtë, siç potencon Bahtiri, sot ka nënshkruar emrat e personave të propozuar për drejtorë nga komisioni vlerësues, të cilat edhe i ka publikuar në faqen e tij në facebook.

Drejtor është zgjedhur Luan Mehmeti nga PDK, Mustafë Haziri nga NISMA dhe Enis Kelmendi nga LDK.

Luan Mehmeti është zgjedhur drejtor në shkollën “Migjeni” dhe njihet si mësimdhënës edhe nga e kaluara.

Mustafë Haziri, i cili nga PDK kishte kaluar në NISMA ku edhe ishte shpërblyer me pozitën e anëtarit në Këshillin Drejtues në UMIB, dhe tani para përfundimit të mandatit në Universitet, merr një tjetër pozitë si drejtor i shkollës “Anton Zako Çajupi”.


Enis Kelmendi si pjesë LDK ka qenë drejtor në shkollën Bedri Gjinaj, ndërsa tani është rizgjedhur sërish.

Poashtu si drejtorë janë zgjedhur edhe Sami Rama në shkollën “Arkitet Sinani” dhe Ismajl Hajdari në shkollën “Xhevat Jusufi” në Bare.


 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.