Adem Jashari para 34 viteve ishte pjesë e tubimit për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës

Publikuar më:

Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare, shkruan Jepi zë.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Pjesë e këtij tubimi, që konsiderohet më i madhi në gjithë historinë e Kosovës, pjesëmarrës ishte edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, shkruan Jepi zë.

Në disa raste ai shihet duke ngritur dy gishta që ishte simbiol i lirisë dhe demokracisë.

JU REKOMANDOJMË