Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura ku si pasojë 11 persona janë lënduar ndërsa dy prej tyre kanë vdekur.
“Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje”.