E FUNDIT: Vdes personi që u godit me armë gjatë grabitjes në Mitrovicë

Publikuar më:

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital, shkruan “Jepi zë”.

Vdekjen për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Sapo mora informacion nga Emergjenca që personi ka vdekur”, ka thënë ajo për “Jepi zë”.

Policia ende nuk ka dhënë informacione zyrtare për humbjen e jetës së personit.

Ndërkohë, Policia i ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitjen dhe gjuajtjen me armë ndaj shitësit.

JU REKOMANDOJMË