Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e mitrovicasit që dyshohet se vrau Albert Mujën

Publikuar më:

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizim të lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit në media të shkruara dhe elektronike.

Publikimi i fotografisë së të dyshuarit të poshtë shënuar ka për qëllim që në bashkëpunim më qytetaret të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të dyshuar.

Personi në kërkim është i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” e ndodhur me datën 30.10.2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Informacione për personin në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192
– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044/245 503
– E-mail adresa: [email protected]

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.