Tragjike në Istog: Vdes motoçiklisti pas përplasjes me kamion

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Veriq të Istogut, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes me një kamion.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:17.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ambulanca, ndërsa vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar.

JU REKOMANDOJMË