Autori i emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupolli, i ka bërë thirrje publike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të distancohet nga profilet e rreme, të cilat ditët e fundit kanë nxitur debat të gjerë publik për shkak të përmbajtjeve sulmuese ndaj kundërshtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një reagimi publik, Jupolli i ka kërkuar Kurtit të mbajë qëndrim për këtë çështje, edhe nëse personat që fshihen pas këtyre profileve janë pjesë e VV-së.
Sipas tij, heshtja nuk i zbeh veprimet e tyre.
“Distancohu Albin! Qashtu qysh t’njoh unë, ti urren frikacakët. Sidomos ata që tuten me dalë me emën e mbiemën e mshefen mas profileve e identiteteve të rreme. Me pshurrana kishe met hala tu e shetit magarin per sheher . Albin une edhe shum tjer t’ kemi perkrah pa maska , e pa rroga ! IDEALISTA hesapi.”
Jupolli ka thënë se nuk mund ta besojë që Kurti do të qëndronte në të njëjtën anë me persona që, sipas tij, sulmojnë identitetin e shqiptarëve, duke i bërë sërish thirrje që të distancohet prej tyre.
“Albin, qaq sa t’njoh unë e qysh je prezantu ndër vite, nuk muj me besu që kishe me qëndru në ni krah me ata që e sulmojnë identitetin e shqiptarit, kodin e zakonit tonë, at kod ku Nana, Motra e Fisi janë të shenjtë e mbrohen me jetë e me gjak.
Distancohu! Kushdo qofshin këta. Edhe nëse janë njerëz të fortë mrena organizatës tane. Heshtja në raste të tilla nuk i ban ma të vogla veprimet e tyne.
Ti je kanë i burgosun. Ti e din çka don me thanë me ta marrë dikush emnin, dinjitetin e identitetin. E din që shqiptari nuk e drejton gishtin pa pas përgjegjësi për fjalën që e thotë.
Mos i le pshurranat me u fsheh mas emnit tand. Distancohu prej tyne.
Pshurranat nuk janë bijtë e revolucionit. Janë hienat e të mirave të sistemit. Revolucionin e thërrasin veç kur u konvenon, e privilegjet nuk i lëshojnë kurrë.”








