Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut, gjatë ditës së djeshme ka intervenuar në katër raste të ndara të raportuara për të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare.
Pas pranimit të informatave dhe ndërmarrjes së veprimeve operative, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe intervistuar personat e dyshuar. Me urdhër të prokurorit kompetent, rastet janë iniciuar në procedurë të rregullt.
Gjatë veprimeve policore, në katër rastet e regjistruara, janë sekuestruar katër (4) pistoleta, dyzet e gjashtë (462) fishekë dhe gjashtë (6) gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si dëshmi materiale në procedurën penale.
Policia, rikujton se përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje përbën vepër penale dhe paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve





