Deputetja Janina Ymeri: Menaxhmenti po fsheh gjendjen reale në Pediatri, ndërsa përgjegjësia po u faturohet punëtorëve

Publikuar më:

Deputetja Janina Ymeri ka reaguar lidhur me gjendjen në Klinikën e Pediatrisë, duke akuzuar menaxhmentin e institucionit për, sipas saj, krijimin e një imazhi të rremë për kushtet në këtë klinikë.

Ajo ka kujtuar se fotografitë e publikuara më 1 Qershor 2026 nga drejtoresha e Klinikës paraqisnin një gjendje krejtësisht ndryshe nga ajo që është raportuar së fundmi, duke shtuar se në ato pamje ambientet dukeshin në gjendje shumë të mirë.

Postimi i plotë:

Fotografitë më poshtë ishin po në Pediatri, për 1 Qershor 2026 të publikuara nga Drejtoresha e Klinikës.
Shih sa bukur duken, më mirë nuk duken as në Kroaci.

A ju duket se ndonjëri lodhet për dorëheqje kur aq mirë është aktruar se gjërat po shkojnë, siç thoshte deputeti i tyre, si vaji në Tepsi.

Komisionet janë llaf goje, po aq edhe hetimet nga menaxhmenti sepse janë të njejtit njerëz të një sistemi të komprometuar, korruptuar.

Kush edhe bjen prè? Ka ditë kur suspendohen motrat, përjashtohen pastruesit, rrahen mjekët po asnjëherë pushteti, më saktë partia se para ca viteve kishim një ministër kuadro por jo partiak që u dorëzu.
Informata kam që motra kryesore ka dëshmi të kërkesës për shtrat e paisje, e ftoj të tregoj edhepse në asnjë rast motrat nuk mund të jenë përgjegjëse për fasada e shtrata.

Suspendimi i punëtorëve jo menaxherial është bërë për dy arsye:
1. Që menaxhmenti të mbaj gjendjen e jaraninë njejtë nga Mindili, Bordi Shskuk, Drejtori Shskuk, Drejtoresha e Klinikës e më poshtë deri te stafi medicinal.
2. Kërcënim për neve që nëse tregojmë cfarë ndodh do të përjashtojmë njerëz të pafajshëm, e do lajmë familje pa bukë.

S’ka nevoje të jesh mjek për këtë, e njejta metodë menaxhimi funksionon në Kompani Publike, Autoritete Rregulluese e ku prek pushteti me kryeministër që kotet n’xhipa e n’hajni.
Sistem i korruptuar deri në asht, e i komprometuar deri në palcë që mirëmban e ruan vetën, e nuk heq shtratat e gjakosur të fëmijëve tanë.

 

JU REKOMANDOJMË