Në vendin tonë gjithçka po vazhdon të shtrenjtohet.
Qytetarë mitrovicas, janë ankuar që edhe buka e tyre e preferuar “gjysë e njo” qe një kohë është shtrenjtuar, shkruan Jepi zë.
Sipas një qytetari disa qebaptore, çmimin e kanë pasur 1.50 e 1.70 euro, ndërsa tani të njejtin produkt po e paguajnë 2 euro.
Ky ndryshim i çmimit po vërehet në shumë lokale që merret me përgatitjen dhe shitjen e ushqimit të shpejtë.
Ndryshe, çmimet në vendin tonë po vazhdojnë të ngriten, derisa qytetarët ankohen se këto ngritje janë të pa përballueshme.






