Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Shupkovc.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në aksident janë përfshirë dy vetura që ishin në lëvizje.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.






