Sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë dolën të akuzuarit për veprën “shkaktim i trazirave dhe rrezikim i rendit dhe qetësisë publike”, gjatë manifestimit të Vidovdanit.
36 serbët e akuzuar në këtë rast u paraqitën para trupit gjykues, për të dëgjuar vendimin e marrë.
Trupi gjykues vendosi që të akuzuarit të dëbohen për 3 vjet nga Kosova dhe të gjobiten me nga 700 euro gjobë për kundërvajtje.
Gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, më 28 qershor, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona, me arsyetimin se ata “provokuan masën duke brohoritur parulla provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes”.
Një personi iu shqiptua gjobë, ndërsa 36 të tjerët u proceduan para gjykatës, por nuk u mbajtën në paraburgim.







