Po përfundon segmenti Kërpime – Bajgorë – Mitrovicë

Publikuar më:

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se po përfundonjnë punimet në segmentin Kërpime – Bajgorë – Mitrovicë të rrugës rajonale R129, një investim me gjatësi 6.67 kilometra dhe vlerë prej 4.17 milionë euro, i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen ndërmjet Mitrovicës dhe Podujevës.

Postimi i plotë:

🚧 Po përfundon segmenti Kërpime – Bajgorë – Mitrovicë 🚧

Në terren vizitova nga afër përfundimin e punimeve në segmentin Kërpime – Bajgorë – Mitrovicë të rrugës rajonale R129, një projekt me gjatësi prej 6.67 kilometrash dhe vlerë totale prej 4.17 milionë euro, i cili e afron edhe më shumë Mitrovicën me Podujevën.

Për shumë vite kjo rrugë ishte lënë pas dore, e dëmtuar dhe pothuajse e pakalueshme. Sot, falë investimit të Qeverisë Kurti, ajo është shndërruar në një rrugë moderne, me mure mbrojtëse, sinjalizim bashkëkohor dhe standarde që garantojnë qarkullim më të sigurt.

Nga një rrugë që dikur ishte pothuajse e pakalueshme, sot Mitrovica dhe Podujeva nuk kanë qenë kurrë më afër. Ky investim shkurton kohën e udhëtimit, rrit sigurinë në trafik dhe krijon mundësi më të mira për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet dy rajoneve.

Për banorët e kësaj ane kam edhe një lajm tjetër. Në rishikimin e buxhetit do të angazhohem që të sigurohen mjetet për rehabilitimin e tuneleve dhe për përfundimin e segmentit të mbetur në hyrje të Mitrovicës, në mënyrë që i gjithë aksi rrugor të jetë në standardin që meritojnë qytetarët.

Vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë moderne që lidh qytetet, afron njerëzit dhe krijon mundësi të reja për zhvillimin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË