Një grua ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet, në orët e para të mëngjesit në fshatin Bare të Mitrovicës
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është A.T. rreth 40 vjeçe.
Sipas informacioneve, ajo ishte duke qëndruar në shtëpi kur papritur i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Kunati i saj e kishte transportuar me veturë private drejt Spitalit Rajonal në Bajr, me shpresën se do t’i ofrohej ndihma e nevojshme mjekësore.
Megjithatë, pas mbërritjes në spital, ekipi mjekësor vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e saj.
Me kërkesë të prindërve të viktimës dhe me rekomandim të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.






