Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrolleve të zhvilluara në dy shtëpi të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit.
Për të dyja rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar origjinën e armëve dhe rrethanat e rastit, tha për Indeksonline Veton Elshani zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Dy rastet e ndodhura dje.
“Fsh. Potokmali, Leposaviq 29.06.2026, 15:30. Është raportuar se në një shtëpi të pabanuar ka armë, gjatë kontrollit të atij lokacioni janë gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje me adapter, një kuti plastike me municion për fishekë gjuetie, 22 kapsulla për armë gjuetie, vaj për armë, një fishekë për armë gjuetie, pjesë plastike të mbushur me barut, një thikë, një fotrollë për revole, një jakne ushtarake me mbishkrim të Serbisë, një revole me karikator dhe pesë fishekë, gjashtë krehër me 56 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.

“Fsh.Potokmali, Leposaviq 29.06.2026, 15:15. Është raportuar se në një shtëpi të pa banuar ka armë ku gjatë kontrollit të atij lokacioni janë gjetur dhe sekuestruar dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, makineri për mbushje të fishekëve të armëve të gjuetisë, dy krehër me 20 fishekë dhe një armë e gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”.






