Gjenden 18 predha në hekurudhën e Vushtrrisë

Publikuar më:

Punimet në zonën e hekurudhës në fshatin Shtitaricë kanë nxjerrë në pah mjete të rrezikshme shpërthyese që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Kryesia e Fshatit Shtitaricë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur 18 predha të kalibrit 88 milimetra, të prodhimit gjerman, me një sasi të përgjithshme të lëndës shpërthyese që vlerësohet rreth 162 kilogramë.

Meqenëse punimet në këtë zonë janë ende në zhvillim, qytetarëve u rekomandohet të mos frekuentojnë hapësirat përreth hekurudhës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj fëmijëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, në rast se hasin në ndonjë objekt të dyshimtë ose që mund të jetë mjet shpërthyes, të mos e prekin dhe të mos përpiqen ta lëvizin, por të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës, e cila do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me njësitë kompetente.

Kryesia e Fshatit Shtitaricë thekson se siguria e qytetarëve varet nga kujdesi dhe përgjegjësia e përbashkët.

JU REKOMANDOJMË