Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta mitrovicasi Bedri Rrahmani, ish-punonjës shumëvjeçar i Trepçës

Publikuar më:

Ka ndërruar jetë Bedri Rrahmani nga Shupkovci i Mitrovicës, ish-punonjës shumëvjeçar i Fabrikës së Akumulatorëve në Trepçë.

Rrahmani ishte i njohur për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë viteve të punës në njërin prej sektorëve të rëndësishëm të gjigantit industrial Trepça, ku shërbeu për një periudhë të gjatë.

Familjarë, miq dhe ish-bashkëpunëtorë e kujtojnë atë si një njeri të përkushtuar dhe punëtor, ndërsa kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës së atyre që e njohën.

JU REKOMANDOJMË