Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve, gjatë vitit 2025.
Auditori ka gjetur se në total janë kryer 517 pagesa, në kundërshtim me ligjet e skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme.
Në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Financave është zbuluar se pensionet janë lëshuar për këto skema:

Pagesat pas vdekjes ndodhin kryesisht si rezultat iu lajmërimit me vonesë apo edhe kur vdekjet e qytetarëve nuk janë regjistruar me kohë.
Si rrjedhojë, kjo shkakton pagesa të parregullta dhe dëmton buxhetin e ministrisë.
Ndryshe, me këtë çështje tash duhet të merret Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, që u formua gjatë riorganizimit të qeverisë, duke ndarë ish-Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në dy dikastere.





