Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 7 qershorit ka hasur në disa vështirësi ditën e fundit të rinumërimit.
Disa fletëvotime me shenja identifikuese janë gjetur nga komisionerët në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve, duke shtuar dyshimet për keqpërdorime në rezultatin zgjedhor.
Fletëvotimet dyshohet të jenë nga qendrat e votimit në Komunën e Ranillugës.
Saktësisht 18 fletëvotime thuhet se kanë pasur shenja identifikuese, mes të cilave shenja si %, =, e shenja tjera identifikuese.
Përpos problemeve në Ranillug, ditë më parë është raportuar për dyshime edhe në qendrat e votimit në Leposaviq.
Siç raportohej, një fletëvotim i shtypur ishte gjetur në këtë komunë, duke ngritur dyshimet për përdorimin e “trenit bullgar”.
Rinumërimi është paraparë të përfundojë sot, mirëpo me gjetjen e këtyre fletëvotimeve nuk dihet nëse do të shtyhet.








