Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër përmes një postimi publik ndaj Elvis Hoxha, duke e akuzuar për manipulim, përçarje dhe veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar shqiptarët.
Duke iu referuar deklaratës së tij në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Krasniqi tha se i qëndron plotësisht qëndrimit të tij.
“Për Kosovën jo që veç shqiptarët duhët të jenë të dobishëm por me mundur edhe Listën Serbe e bëjë të dobishëm për këtë vend.”, u shpreh ai.
Ai tha se deklarata e tij është manipuluar dhe iu drejtua drejtpërdrejt Elvis Hoxhës me akuza të rënda.
“Elvis Anti SHQIPTARI dëgjo: Patrioti më i madh i këtij vendi do të ishte ai politikan që Listën Serbe e bënë saktë të dobishëm për Kosovën, e detyron me e njohur Republikën e Kosovës, me punuar për Kosovën.”, tha Krasniqi.
Tutje Krasniqi u shpreh se Hoxha ka ndarë familje shqiptare duke prek në moral.
“Zuzar! Ke nda familje shqiptare duke prek në moral! Të kanë futur brenda të kanë dhënë bukë e konak dhe ke prek në besën e shqiptarit!”, ka shkruar Krasniqi.
Po ashtu, ai e akuzoi Hoxhën se po vepron kundër interesave shqiptare, duke deklaruar:
“Ti je armik i shqiptarëve, më i dëmshëm se çdo kundërshtar i jashtëm.”, tha ai.
Krasniqi shtoi se, sipas tij, “ka ky vend njerëz që për asnjë çmim nuk ta japin dinjitetin, karakterin, dashurinë për kombin, të vërtetën e të ndershmen”, ndërsa e mbylli reagimin e tij kështu:
“Zuzar i keni ditët e numëruara!”
Postimi i plotë:
Elvis karakter i lig!, I pamoralshëm, I pabesë, Pa dinjitet dhe i pandershëm! Miku i çdo anti shqiptari, shoku i Vudit e Qokut!
Mbrëmë në Debat Plus ne RTV Dukagjin, duke folur për luftën pas zgjedhore polarizimin e madh e armiqësinë e panevojshme, mes tjerash kam thënë me vedije të plotë dhe i qendrojë 100% atij konstatimi se për Kosovën jo që veç shqiptarët duhët të jenë të dobishëm por me mundur edhe Listën Serbe e bëjë të dobishëm për këtë vend! Madje duke njohur se sa të gërrditshëm e me mision janë ky Klubi nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Kam thënë se kta edhe i manipulojnë ato që degjohën me zë e pamje!
Me ja përkujtu një manipuluesi që në gjithë agjendën e tij ka veq armiqësinë dhe shkatrrimin e Shqiptarëve qe e ka emrin Elvis Hoxha që edhe kjo krijese e qelbur ka hëngër bukë në sofrën time shumë herë, madje ky krijesë e pamoralshme ka shkatrru edhe familje në diasporë duke keqpërdor besën e shqiptarit duke prek në moral gratë shqiptare! Po kësaj radhe po kursehëm nga emrat!
Elvis Anti SHQIPTARI degjo: Patrioti më i madh i këtij vendi do të ishte ai pokitikan që Listën Serbe e bënë saktë të dobishëm për Kosovën, e detyron me e njohur Republikën e Kosovës, me punuar për Kosovën, siç kjo qeveri ua paguan milion euro paga e miliona euro nga KQZ-ja, me i sjellë në atë pozitë që me i pranu krimët që i kanë ba ndaj shqiptarëve dhunimët e përdhunimet ndaj nënave e grave tona, etj! E jo siç ka bërë kjo qeveri, Ti dhe VV me Zemlakën e Kusarkën me GP parlamentar të VV-së, duke bërë marrëveshje kundër qytetarëve të Kosovës e Pagave të Veteranëve të UÇK-së, kundër interesave të Kosovës me ligjin për shtetësi duke u mundësuar përdhunusëve serb me marr shtetësi e pensione në Kosovë e Oliver Ivanoviçin duke e shpallë hero, e UÇK-në tradhtare e zullumqare! Invalidëve të UÇK-së asnjë cent e Shoqatave serbe miliona!
Ti je armik i shqiptarëve, më i dëmshëm se çdo kundërshtar i jashtëm. Në Maqedoni, me projektin tënd arrite t’i përçash shqiptarët deri në atë masë sa t’u mohohej edhe simboli i shqiponjës. Në Shqipëri tenton, përmes propagandës dhe manipulimit, ta dëmtohesh atë vend. Në Kosovë, me të njëjtën agjendë, përpiqesh të përçash, të shkatërrosh familje dhe të zbehësh çdo arritje të këtij vendi. Por koha e këtyre veprimeve do të marrë fund shpejt.
Edhe siç ndodhi mbrëmë në Debat Plus, ku Ermal Panduri u detyruar me e mbyllë debatin, po deshmon edhe më shumë se ky klub i Lëvizjës VETËVENDOSJE! nuk ka ndershmëri e njërzillak!
Zuzar degjo:
Ka ky vend njerzë që për asnjë çmim nuk ta jep dinjitetin e karakterin dashurinë për kombin, të vërtetën e të ndershëm! Kush hedhë baltë mundët me u thy në kurriz!
Zuzar! Ke nda familje shqiptare duke prek në amoral! Të kanë futur brenda të kanë dhënë bukë e konak dhe ke prek në besën e shqiptarit!
Zuzar i keni ditët e numëruara!
Elvisi nuk do me i pa serbët e Kosovës të dobishëm për Kosovën sepse tashmë një shqiptar si ky është i dobishëm për politikat anti shqiptare që i bëjn serbët!










