Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e fletëvotimeve nga votimi me postë, ku deri më tash janë procesuar 80 nga 223 kuti votimi, apo 35,87 për qind.
Sipas procedurave, zarfet me fletëvotime janë sistemuar sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.
Njëra nga komunat ku ka nisur ky proces është Skenderaj, ku Partia Demokratike e Kosovës aktualisht është e para, Vetëvendosje e dyta, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në fund Alenca.
PDK deri më tash ka 227 vota nga mërgimtarët e Drenicës, VV 142 vota, LDK 16 vota dhe Aleanca ka 14 vota.








