Deputeti Nezir Kraki ka sqaruar se nuk është deputet i partisë GUXO, por i Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se në zgjedhjet e fundit ka garuar si kandidat i kësaj partie.
Përmes një reagimi publik, Kraki tha se nuk ka më asnjë lidhje me GUXO-n dhe se këtë qëndrim e ka bërë të qartë edhe më herët.
“Nezir Kraki nuk është deputet nga partia GUXO, por nga Lëvizja VETËVENDOSJE. Në këto zgjedhje kam hyrë si kandidat nga LVV, jo nga GUXO dhe këtë e kam sqaruar disa herë. Nuk kam më asnjë lidhje me partinë GUXO”, ka deklaruar Kraki.
Ai u ka bërë thirrje mediave që ta marrin parasysh këtë fakt në raportimet e tyre të ardhshme.







