Operacion policor për krime lufte, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku II”

Publikuar më:

Një operacion i përbashkët i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, i zhvilluar në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.

Gjatë aksionit janë zbatuar urdhër-kontrolle në disa lokacione, si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen për këtë rast.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se do të mbajnë një konferencë për media, ku pritet të bëhen publike informacione shtesë lidhur me operacionin dhe rezultatet e tij.

JU REKOMANDOJMË