Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani mbetet larg garës për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Nga rreth 72% të numërimit të votave në nivel vendi, aktualisht Mehani renditet në vendin e 80-të, me 6 mijë e 11 vota.
Ndërkaq, Mehani edhe në vendlindjen e tij nuk ka “gëzuar” mbështetje të madhe, pasi që në mbi 80% të kutive të numëruar, ai aktualisht ka 906 vota.
Në Skenderaj janë 71 vendvotime për t’u numëruar, kurse deri më tash janë kryer 57 kuti, apo 80.28%.
Ndryshe, Hysni Mehani është edhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, i cili vazhdimisht ka qenë kritik ndaj kryetarit të komunës, Sami Lushtaku.
Së fundmi, të dy ishin përfshirë në një përleshje fizike, rast ky që kishte nxitur reagime të shumta në vend, si dhe kishte vënë në lëvizje edhe institucionet e sigurisë e hetuesisë.







