Në përqindje u rrit pak, por në vota ra. E kjo për Partinë Demokratike e Kosovës që të dielën mori gati 37 mijë vota më pak se më 28 dhjetor, lë vend për të analizuar shkakun, për çka ka nisur edhe procesi i brendshëm zgjedhor.
Rënia e numërit të votave, Hamzën e shqetëson se ndodhi bash në qytetet që i udhëheq partia e tij.
Teksa të hënën tha se zgjedhje ishin të lira, por të pabarabarta, ritheksoi se nuk ka vija të kuqe me asnjë subjekt.
Por, 200 mijë votues më pak, për të janë mesazh i qartë nga sovrani për krejt liderët.






