Mediat bullgare: Një grua u gjet e djegur në derën e autobusit me dy fëmijë në krah

Publikuar më:

Nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të tjerë të lënduar.

Në mesin e viktimave janë edhe 12 të mitur, 2 nga të cilët janë binjakë.

Sipas raportimeve nga mediat bullgare, thuhet se të gjitha viktimat janë djegur, nga shpërthimi i autobusit.

“Para derës së mesme të autobusit është një grua e djegur me dy fëmijë në krahë, me siguri binjakë, thanë hetuesit në vendngjarje për gazetarin tonë. Ata aktualisht janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë, dhe autobusi ishte me naftë. Një nga të mbijetuarit i tha kryeministrit maqedonas se ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm. 46 persona janë djegur të gjallë në një autobus në autostradën e Strumës në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm”, shkruajnë mediat bullgare, transmeton Express.

Ndryshe, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti tragjik ku mbetën të vdekur 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe 7 të tjerë të lënduar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.