Sami Lushtaku thotë se Mehanin e rrahën qytetarët, pasi ai i tha “Sami Serbia”

Publikuar më:

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas një incidenti të ndodhur sot në Skenderaj, duke akuzuar pushtetin e kryeministrit Albin Kurti për organizim të sulmeve dhe provokimeve ndaj tij.

Përmes një reagimi publik, Lushtaku deklaroi se, sipas tij, “mekanizmat e pushtetit” kanë tentuar ta sulmojnë gjatë qëndrimit të tij në Skenderaj.

Ai tha se gjatë gjithë jetës ka qenë në shërbim të vendit dhe se qytetarët, sipas tij, nuk po i tolerojnë më etiketimet politike ndaj figurës së tij.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan”, ka shkruar Lushtaku.

JU REKOMANDOJMË