Inspektorët në gjumë, IP Petrol ndali dritat e çmimores së derivateve

Publikuar më:

Një qytetare ka ngritur shqetësimin lidhur me funksionimin e pikës së karburantit IP Petrol në Shupkovc të Mitrovicës, duke pretenduar për mungesë të transparencës në paraqitjen e çmimeve.

Siç i ka thën ajo “Jepi zë”, kjo pikë karburanti në mënyrë të përsëritur i fik dritat e tabelës së çmimeve gjatë orëve të natës, duke ua bërë të pamundur klientëve të informohen për çmimet e benzinës dhe dizelit.

Qytetarja thekson se kjo praktikë është e vazhdueshme dhe ngre dyshime për mënyrën e operimit të kësaj pike, ndërsa si dëshmi ka bashkangjitur edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ajo bën thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë dhe të sigurojnë respektimin e rregullave për transparencë dhe mbrojtje të konsumatorit.

JU REKOMANDOJMË