Miliona për OJQ serbe, asgjë për OVL-në e UÇK-së – akuza të forta ndaj Qeverisë Kurti

Publikuar më:

Ish-deputeti Eman Rrahmani ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të Qeverisë së Kosovës, duke e kritikuar për, siç thotë ai, shpërndarje të pabalancuar të fondeve publike.

Sipas Rrahmanit, që nga viti 2021 e deri më sot, institucionet e vendit kanë ndarë miliona euro për organizata joqeveritare serbe. Ai thekson se vetëm nga rastet e publikuara deri tani, katër OJQ serbe kanë përfituar mbi 930 mijë euro, ndërsa paralajmëron se në ditët në vijim do të bëhen publike edhe raste të tjera.

 

Në anën tjetër, Rrahmani ngre shqetësimin për mungesën e mbështetjes financiare ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së), për të cilën ai thotë se nuk ka përfituar asnjë cent nga Qeveria gjatë kësaj periudhe.

 

“Miliona euro për OJQ serbe, ndërsa zero euro për OVL-në e UÇK-së”, thekson ai, duke e cilësuar këtë si një qasje të padrejtë dhe të papranueshme nga ana e ekzekutivit.

Kjo deklaratë rihap debatin për prioritetet buxhetore të Qeverisë Kurti dhe mënyrën e ndarjes së fondeve publike, veçanërisht në raport me kategoritë që lidhen me luftën dhe trashëgiminë e saj.

JU REKOMANDOJMË