Tahiri: Kurti tentoi të ‘eliminonte’ Vjosa Osmanin, gabimi i tij më i madh politik!

Publikuar më:

Xhafer Tahiri, anëtar i LDK, në një intervistë për Euronews Albania tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është unison në mbështetje të rikthimit të Vjosa Osmanit për një mandat tjetër në Presidencë.

Tahiri u shpreh se, me gjithë mbështetjen e madhe që Osmani ka edhe ndër votuesit e LVV, Kurti tentoi ta eliminojë politikisht në atë që e cilësoi gabimin më të madh politik të kreut të LVV.

“Ka një unitet të plotë në LDK për rikthimin e Osmanit në Presidencë, të anëtarësisë dhe jo vetëm.“Kurti tentoi të eliminojë politikisht presidenten Osmani në kohën kur, nga të dhënat që kam parë vetë, mbi 80 për qind e votuesve të LVV dhe LDK kërkojnë Osmanin për një mandat tjetër, bazuar në punën e shkëlqyer që bëri në 5 vitet e fundit në përfaqësimin e Kosovës në botë, në marrëdhëniet me SHBA dhe presidentin Trump, dhe moskandidimi i saj po na dërgon në zgjedhje të panevojshme që ishin të shmangshme kur qytetarët e Kosovës kërkojnë stabilitet. Veprimi i Kurtit për të mos përkrahur Osmanin është gabimi i tij më i madh politik, ishte një tentim për të eliminuar politikisht Osmanin”, tha Tahiri.

JU REKOMANDOJMË