VV-ja dikur e paraqiste si njeri të Sami Lushtakut, tani R&Rukolli merr tenderë nga Qeveria – vetëm dy peshojnë mbi 3.5 milionë euro

Publikuar më:

Kompania “R&Rukolli” rezulton përfituese e kontratave të mëdha publike nga institucionet qendrore, me vlerë që kalon miliona euro.

Sipas dokumenteve të tenderimit, vetëm dy kontrata të fituara nga kjo kompani kapin vlerën mbi 3.5 milionë euro, duke e renditur atë në mesin e operatorëve ekonomikë me përfitime të konsiderueshme nga buxheti i shtetit.

Në të kaluarën, Sami Lushtaku dhe lidhjet e tij janë përmendur në diskursin politik edhe në raport me biznese të caktuara, ku Lëvizja Vetëvendosje kishte akuzuar për afërsi të kompanisë në fjalë me figura të caktuara politike.

Megjithatë, pavarësisht këtyre qëndrimeve të mëhershme, kompania “R&Rukolli” vazhdon të fitojë tenderë nga Qeveria, përfshirë kontrata me vlerë të lartë financiare.

JU REKOMANDOJMË