Premtimi për gjyshërit “avullon”: Kurti premtoi 100 euro shtesë, por sot nuk figuron askund

Publikuar më:

Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore premtoi mbështetje financiare për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat, por sot ky zotim duket se ka mbetur vetëm në deklarata.

Në përurimin e çerdhes së re në fshatin Godanc të Shtimes, Kurti kishte dalë para mediave me një premtim konkret për këtë kategori, duke paralajmëruar mbështetje direkte financiare në mandatin e ardhshëm.

“Në mandatin e ardhshëm… do të japim mbështetje edhe për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat – 100 euro mbi pensionin bazë”, kishte deklaruar ai.

Por, muaj pas këtyre deklarimeve, premtimi nuk po përmendet më nga Qeveria dhe nuk gjen vend as në buxhetin e Kosovës. Për shumëkënd, kjo është një tjetër dëshmi e premtimeve që bëhen në fushatë, por harrohen sapo përfundojnë zgjedhjet.

JU REKOMANDOJMË