Analisti që dikur përkrahu VV, Shenoll Muharremi ka kritikuar veprimet e qeverisë Kurti karshi polikave sociale me qytwtarët
Përmes një postimi ai ka tregu se si Qeveria lejon inflacionin pastaj ua blen votën qytetarëve.
Postimi i plotë:
Matrapazllëk: E lejojnë inflacionin, ua marrin paratë nga xhepi… pastaj ua blejnë qytetarëve votën me lëmosha!
Nuk i ndihmon qytetarëve në hall me çmime astronomike me e zvogëlu akcizën e me e ul TVSH-në si krejt bota ku cmimi shkoj në 2 euro për litër.. por:
(a) njëherë ua merr paret prej xhepi duke mos i adaptu politikat fiskale; e pastaj, me qato pare shtesë që ua ka marrë qytetarëve më të varfër në Evropë (që nuk e ka ulë akcizën e taksat për naftë); PASTAJ
(b) ua jep si lëmosha e ndihma për me ua ble e vjedhë votën! Ky është keqpërdorim i skajshëm me paranë publike dhe në dëm e kurriz të qytetarëve që po varfërohen secilën ditë nga keqmenaxhimi i energjisë dhe ekonomisë.
Mbi të gjitha, (c) është qasje dhe veprim krejt i gabueshëm ekonomik se kjo nuk e ndalon inflacionin dhe rritjen e çmimeve në treg, por e stimulon edhe më shumë.
(d) Njëherë stimulohet inflacioni e rritja e çmimeve duke mos e ulur akcizën e taksat, pra lejohet metastazimi i inflacionit nga nafta/energjia në produkte dhe shërbime tjera (në treg dhe ekonomi)… e pastaj, kur jep lëmosha 120 milionë apo sa, e rrit kërkesën në treg, duke shkaktu përsëri inflacion.
Krejt mbrapsht dhe duke i dëmtu të gjithë vetëm e vetëm me manipulu procesin zgjedhor!
Po nuk ka si të del kjo mirë për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës kur qëllimi bazë nuk është me ju dalë në ndihmë, por me i ble votat e fitu zgjedhjet.






