Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti dhe mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja.
Sipas Muharremit, edhe nëse Qeveria do të siguronte një mbështetje të fuqishme elektorale, situata politike dhe ekonomike nuk do të ndryshonte në thelb. Ai vlerëson se vendi po përballet vazhdimisht me kriza të njëpasnjëshme, pasiguri institucionale dhe bllokada politike.
Postimi i plotë:
Me i fitu 51% edhe prapë me çu vendin në zgjedhje, pas gjithë këtyre krizave e pasigurive, je totalisht i papërmirësueshëm.
Kjo i bie që edhe me i fitu 500% Albin Kurti me LVV, njëjtë mbetet… krizë, bllokada, pasiguri, kapje e shtetit, varfëri, luftë ndaj bizneseve, keqmenaxhim i energjisë, deficit, inflacion..
Prapë në zgjedhje. Prapë e njëjta histori.
GO HOME!






