Akreditohen dy programe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike

Publikuar më:

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm akademik, duke siguruar akreditimin e dy programeve studimore.

Në nivelin bachelor është riakredituar për pesë vite programi “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”, njëri nga programet kyçe të këtij fakulteti. Ndërsa në nivelin master është akredituar për herë të parë, për një periudhë trevjeçare, programi modern “Cloud and Edge Computing”, i cili synon të përgatisë kuadro të avancuara në fushat më të kërkuara të teknologjisë dhe informatikës.

Dekani i FIMK-ut, Prof. Asoc. Dr. Faruk Ahmeti, ka shprehur kënaqësinë për këtë arritje, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe cilësisë në arsimin e lartë. Ai ka falënderuar të gjithë stafin akademik, administrativ, studentët dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në procesin e akreditimit dhe riakreditimit të programeve.

Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e cilësisë së studimeve në UIBM

JU REKOMANDOJMË