Mehmetaj: Vetëvendosje mes deklaratave kontradiktore – synimi, president partiak ose zgjedhje

Publikuar më:

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me çështjen e presidentit, duke i cilësuar ato si kontradiktore dhe jo konsistente.

Sipas tij, Vetëvendosje më herët deklaronte se po i kërkonte PDK-së një propozim për president, duke lënë të hapur mundësinë që ta mbështeste atë. Megjithatë, në zhvillimet e fundit, ai thekson se e njëjta parti i ka bërë të ditur LDK-së se posti i presidentit duhet t’i takojë patjetër Vetëvendosjes dhe të jetë një figurë partiake.

Mehmetaj vlerëson se takimet ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut kanë shërbyer për të zbuluar këtë, që sipas tij përbën “blof” nga ana e Vetëvendosjes.

Në përfundim, ai thekson se qëllimi i kësaj partie ka qenë i pandryshueshëm: ose një president nga radhët e Vetëvendosjes, ose vendi të shkojë në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Vetëvendosja rrejke, deklarojke se PDK-së po ia kërkon një propozim për president e ndoshta ia voton.

Sot, LDK-së i paska thanë që presidenti duhet t’i takojë patjetër Vetëvendosjes e ai të jetë partiak.

Këto takimet Kurti-Abdixhiku nëse patën një të mirë është nxjerrja blof e Vetëvendosjes.

Pra, qëllimi gjithmonë ka qenë ose president i Vetëvendosjes ose zgjedhje.

JU REKOMANDOJMË